Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ish-Ambasadori hollandez: Kërnackat e zgarës dhe birra e ftohtë s’kanë konkurrent; Korça dhe Thethi vendet më të bukura (KUJTIMET)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Henk Van Den Dool ka qenë ambasador i Hollandës në Shqipëri nga viti 2008 në 2012. Kur pyetet sërish për Shqipërinë, Van Den Dool thotë se koha e qëndrimit të tij në vendin tonë ka qenë “shumë e shkurtër”. Duke lënë të nënkuptohet se aq shumë i ka pëlqyer Shqipëria, raporton newsbomb.al.

Edhe pse Hollanda është ndër kritiket më të mëdha të hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, hollandezët flasin me superlative për vendin tonë, dhe aq më tepër, kur këto i thotë një ish-diplomat i këtij vendi.

Ambasada hollandeze ka zgjedhur të botojë një intervistë të shkurtër me ish ambasadorin.

Cili nga vendet në Shqipëri i ka pëlqyer?

“Një pyetje e vështirë. Theth, mund të jetë përgjigja (dhe ju kujtoj që në kohën time aty, nuk kishte akoma një rrugë). Por, për ta balancuar, më duhet të them KORÇA. Çfarë qyteti i ngrohtë dhe mikpritës dhe me rrethina të mrekullueshme, me lliqenin e Prespës dhe Dardhën në një qoshe”.

Po ushqimi juaj i preferuar?

Kërnacka zgare me një birrë të ftohtë. Nuk ka konkurrencë!

Cila ka qenë ngjarja më e rëndësishme në kohën tuaj të qëndrimit në Tiranë?

Në anën positive: liberalizimi i regjimit të vizave për Shqipërinë dhe hyrja e Shqipërisë në NATO në 2009. Por, për një diplomat dhe ngjarjet problematike janë pjesë e punës së përditshme. Më duhet të kujtoj muajt pas shpërthimit të Gërdecit, dhuna e ashpër dhe tre vdekjet gjatë protestave të janarit 2011 dhe zgjedhjet lokale më vonë atë vit që I vëzhgova në mënyrë active dhe deri në numërimin e votës së fundit.

Kush është kujtimi më i fortë në kohën e qëndrimit tuaj në Shqipëri?

Janë të lidhura me kujtimet me kolegët në Ambasadë. Cfarë ekipi. Përvec kësaj duhet të fus dhe zbulimin e bukurisë natyrale të vendit duke takuar njerëz interesatë dhe të dedikuar. Dhe po, gjithashtu këndova “My Way” me presidentin Bamir Topi në Festën e Verës në Pogradec. Por ndoshta më specialja në memorjen time është kur Baba Mondi më mori në Kasia dhe në takimin në Malin e Tomorrit në teqenë bektashi. Kaluam një ditë të jashtëzakonshme, duke folur për historinë, kulturën,politiken, jetën dhe kemi qeshur shumë. Një kujtim shumë I bukur që do ta mbaj mend gjithmonë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img