Hapësire reklamuese

Politikë

Ish-aleati zbulon PRAPASKENAT: Basha ka punësuar 120 të rinj te zyra e PD, paguhen 340 euro në të zezë për…

Shkruar nga Newsbomb

Ish-lideri i Aleancës “KuqeZi”, Kreshnik Spahiu ka zbuluar se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka punësuar 120 të rinj të FRPD në zyrën e blogjeve brenda zyrës së PD.

Spahiu ka publikuar bisedën me një jurist 24 vjeçar anëtar i PD-së, i cili i tregon se paguhet 340 Euro në të zezë pa letra.

Sipas Spahiut, të rinjtë hapin rrjete sociale me profile fallco dhe kanë si detyrë që gjithë muajin Prill të sulmojmë ose të shajmë Rudina Hajdarin, Myslym Murrizin dhe çdo deputet tjetër që ka pranuar mandatin, në mënyrë që të krijojnë opinionin se ata janë blerë nga PS.

‘Dje kisha një bisedë telefonike me “Leon”, një jurist 24 vjeçar anëtarë i Partisë Demokratike.
Ishte shumë i gëzuar sepse kishte gjetur punë dhe më njoftoi që do hiqte dorë nga masteri në Berlin.
E pyeta: Çfarë pune gjete o “Leo”?
Më tha: “Kreshnik kam filluar punë në zyrat e PD. Më paguajnë 340 Euro në të zezë pa letra, mua dhe 120 të rinjve nga FRPD në zyrën e blogjeve”
Ç’është kjo zyrë? -i thashë
Po ja mo Kreshnik, futemi dhe komentojmë në rrjete sociale me profile fallco, p.sh: Unë- tha: Kam 20 profile fallco me emra femrash ose pleqsh dhe kam si detyrë që gjithë muajin Prill të sulmojmë ose të shajmë Rudina Hajdarin, Myslym Murrizin dhe çdo tradhëtarë tjetër. Kryesisht ne kemi detyrë të krijojmë opinionin, që këta janë blerë nga PS dhe kanë marrë lekët nga Taulant Balla!’, shkruan Spahiu në Facebook ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu