Hapësire reklamuese

Rajoni

Isa Mustafa reagon pas humbjes së thellë të LDK-së: Respektojmë rezultatin, në ditët në vijim do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve

Shkruar nga Newsbomb
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka reaguar pas humbjes së thellë që partia e tij pësoi në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Në krahasim me zgjedhjet e fundit votat e LDK-së janë përgjysmuar, por sërish Mustafa është shprehur se kandidati për kryeministër Avdullah Hoti ka bërë një punë të shkëlqyer.

Ai shkruan se do ta respektojë rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa shton se në ditët në vijim do të bëhet një analizë të thellë ër këtë rezultat.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar

Në ditët  në vijim, do  të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve.

Zoti Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës.

Çfardo të jetë, LDK e  respekton rezultatin e zgjedhjeve.

Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin.

IM

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll