Hapësire reklamuese

Rajoni

Ironizon Vuçiç: Nëse do njihnim Kosovën, fitonim çmimin Nobel

Shkruar nga Newsbomb
Ironizon Vuçiç: Nëse do njihnim Kosovën, fitonim

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur në lidhje me situatën me Kosovën dhe po ashtu për vendimin e Serbisë për mos-vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Ai tha se nëse Serbia do vendoste sanksione ndaj Rusisë do ishte kampion i demokracisë, ndërsa me ironi tha se nëse do të njihnin Pavarësinë e Kosovës, atëherë do merrnin çmimin Nobel.

“Pavarësisht se shumë gjëra nuk janë në favorin tonë dhe Kosova nuk është njohur, Serbia nuk ka asnjë sanksion ndaj vetes. Dhe ne as nuk vendosëm sanksione ndaj Rusisë. Po të ishim do të isha kampion i demokracisë, fitues i dhjetëra çmimeve dhe me njohjen e Kosovës do të merrja edhe çmimin Nobel”, tha ai.

Po ashtu Vuçiç iu referua vdekjes së liderit të opozitës ruse Alexei Navalny dhe tha se kjo ishte një tjetër shkëndijë në zjarrin e ndezur.

“Është tragjike kur një i ri i tillë humb jetën. Unë nuk jam një organ hetues dhe nuk jam aq i zgjuar sa të gjithë të tjerët në botë që dinë gjithçka. Nuk do të doja as të flisja për atë që ndodhi me Millosheviqin, kjo është për analistët politikë, jo për presidentin e vendit”, tha Vuçiç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese