Hapësire reklamuese

Politikë

Ironizon Veliaj: PD është bërë si “Përputhen”, ndërsa kandidatët e LSI-së rrinë në Njësinë 9 se kanë afër SPAK-un

Shkruar nga Newsbomb
Erion Veliaj dhe Ervin Bushati

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një takim me banorët e Njësisë 9 në kryeqytet ka ironizuar Partinë Demokratike, ku është shprehur se kjo forcë politike është bërë si emisioni “Përputhen”.

“PD është një parti që funksionon si ‘Përputhen’. Ka një studio fikse në parti, vijnë kandidatët për ‘Përputhen’, bëjnë atë debatin e tyre një orë dhe nuk kanë lidhje me realitetin. Po të kishin lidhje me realitetin, mbasi dalin nga studio në PD për ‘Përputhen’ do dinin të paktën që taksia e ka taksën zero, biznesi i vogël e ka zero”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës nuk i ka kursyer thumbimet as për kandidatët e LSI-së, për të cilët tha se qëndrojnë në Njësinë 9 për shkak se kanë afër SPAK-un.

 “Pashë që ju kanë mësyrë në Njësinë 9 të gjithë kandidatët e korruptuar të LSI-së. E dini besoj arsyen pse janë të gjithë tek njësia 9? Se SPAK-u është tek njësia 9, kështu që, një rrugë e dy punë. Janë gjithë ditën në SPAK edhe mundohen që të justifikohen tek partia dhe mbulojnë Njësinë 9. Kjo është arsyeja pse të gjithë kandidatët e LSI-së në Tiranë do t’i shikoni më shumë tek 9 sepse ngaqë gjysma e ditës është në SPAK, justifikon edhe një selfie me ndonjë militant për të treguar që po bëjnë punë partie”, u shpreh Veliaj,

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll