Hapësire reklamuese

Politikë

Ironizon keq Rama: Nxitja e gjimnazistëve për protestë, nga ndërmarrja e teta Monikës. Ndërkohë Profesor Xhelal Mziu... (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ironizon me thirrjen që po bëhet në rrjetet sociale për të nxitur gjimnazistët të bojkotojnë mësimin për t’iu bashkuar protestës së studentëve.

Rama ka postuar një nga fletë-thirrjet për protestë, duke pyetur ndjekësit nëse ‘ngjyrat’ e përdorura ‘i kujtojnë ndërmarrjen e teta Monikiës’.

Po ashtu Rama e quan protestën e studentëve si protesta e të rriturve të Bashkisë Kamëz.

‘Po këto ngjyrat mos ju kujtojnë ndërmarrjen e teta Monikës? Ajo fton nesër të miturit e Tiranës t'u bashkohen të rriturve të Bashkisë së Kamzës, në protestën për Universitetin #LSIpd

Si Doktore Shkencash ajo ka studiuar efektin stimulues të lënies së mësimit tek gjimnazisti, ndërkohë që Profesor Xhelal Mziu, ka kryer një sërë studimesh për efektin e lënies së punës në sistemin tretës të nëpunësit me diplomë Kristali’, shkruan Rama në rrjetet sociale.

sdgterwereherh.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu