Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

Ironizon Artan Fuga: Politika është si deti, të nxjerr në breg poqese nuk noton!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Akademiku i mirënjohur Artan Fuga ka komentuar shkurtimisht me ironi situatën paszgjedhore në vend. Disa thumba që mund të kenë adresë selinë blu apo të LSI, përfshirë presidentin Meta, pasi thotë se “Politika është si deti, të nxjerr në breg poqese nuk noton!”.

Nuk kanë munguar dhe ironitë ndaj atyre që brohorasin në mbështetje të partisë apo atyre që pa u shpallur rezultati zyrtar i zgjedhjeve nxituan të shpallin kandidaturën në PD.

Sipas profesor Fugës, duhet bërë një analizë e thellë dhe e frytshme dhe më pas të dilet në një apo disa konkluzione.

Shënimi i plotë i Artan Fugës

Politika është si deti, të nxjerr në breg poqese nuk noton!

Sa e shpejtë, e pamëshirshme, dinamike është politika! Ketu qendron edhe bukuria e saj, se përndryshe është kokëçarje!

Ai që vonohet, deti e shtyn tutje! E nxjerr në breg!

Shikoni!

Kryeministri që para një jave e telendiste opozitën, sot i thotë hajde në qeverisje! Hajde ftesë hajde! Ca vdesin ta pranojnë atë ftesë!

Një parti e aleancës të drejtuar nga partia demokratike, sot u distancua prej saj, një e dytë po jep shenja se do ta bëjë pas tri ditësh!

Disa drejtues degësh të partisë demokratike, pa asnjë analizë dhe refleksion, bërtasin urrah, për unitetin e çelniktë rreth partisë pa menduar më gjatë!

Më kujtojnë antimitingjet e dikurshme!

Te tjerë nxitojnë të shpallin kandidaturën e tyre për postin e kryetarit! Aman mo aman! Destinuar për kryetarë!

Për këto qendrime politike asnjë fjalë nga selia e partisë demokratike!

Dikush atje del dhe na lexon disa sms të një sekretaruceje kabineti, a thua se ka gjetur ndonjë thesar që ne nuk e dimë!

Cfarë drame dhe komedie njëherësh!

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img