Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ironizon Alfred Peza: Çohu Baca Adem, se Ramushi e Hashimi po tradhëtojnë Kosovën (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
FotoArkive: Sekretari për Media i PS Alfred Peza

Sekretari për Media i PS Alfred Peza, ironizon liderët kosovarë për marrëveshjen e sotme mes Kosovës dhe Serbisë, për rivendosjen pas 21 vitesh të linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Peza shkruan se, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi po ta tradhëtojnë Kosovën sy për sy sepse kanë nënshkruar dhe përshëndetur rivendosjen pas 21 vitesh të linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

“Çohu Adem Jashari, e mos i lejo këta udhëheqësit e sotëm në Prishtinë, që ti bashkohen ‘tradhëtarit’ Edi Rama, e të lejojnë shkjaun që të vijë e të ulet çdo ditë i veshur si turist në aeroportin që sot mban emrin tënd Bac”, shkruan ndër të tjera Alfred Peza.


SHKRIMI I PLOTË I PEZËS:

Baca Adem!

Ramushi dhe Hashimi po ta tradhëtojnë Kosovën sy për sy. A i dëgjove lajmet sot?

Kosova dhe Serbia sot kanë nënshkruar marrëveshje për të krijuar linjën e parë ajrore në mes të Prishtinës dhe Beogradit pas 21 vjetëve.

"Rambo", përndryshe Kryeministri në detyrë, e paska përshëndetur hedhjen e këtij hapi, Bac.

Ndërsa "gjarpri" i luftës për çlirim, sot President Republike, paska thëne se "marrëveshja pritet të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në të ardhmen".

Kjo është e papranueshme Bac.

Edi Rama atë botë piktor e pedagog, sot Kryeministër i Shqipërisë tendoi ta bënte Kosovën pak javë më parë, pjesë e një tjetër marrëveshje për "lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave", por u quajt tradhëtar i kombit Bac.

Çohu Adem Jashari, e mos i lejo këta udhëheqësit e sotëm në Prishtinë, që ti bashkohen "tradhëtarit" Edi Rama, e të lejojnë shkjaun që të vijë e të ulet çdo ditë i veshur si turist në aeroportin që sot mban emrin tënd Bac.

Na koritën këta komandantët e luftës o Baca Adem, bash tani në paqe!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll