Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Ironizoi gratë e mbuluara myslimane, sulmohet rëndë gazetari

Lajme të ngjashëm

Pasi ironizoi një treshe grash myslimane që ishin mbuluar kokë e këmbë me veshjen e quajtur “burka”, gazetari kosovar Berat Buzhala është vënë në qendër të sulmeve nga dhjetra persona publikë, përfaqësues të fesë dhe qytetarë të thjeshtë.

Buzhala postoi “selfien” e realizuar ku pas shpinës së tij dukeshin tre gra të mbuluara me rrobë të zezë, teksa shkruante “nuk janë çadra”, por në adresë të tij kanë vërshuar qindra kërcënime.

Ndër të tjerë edhe Xhezair Shaqiri i njohur si Komandant Hoxha, e kërcënon rëndë gazetarin Buzhala, ky i fundit i përgjigjet si më poshtë:

Per Komandant Hoxhen, te cilin nuk e njoh, e i cili ne menyre shume te serte me paska kercenu:

– Komandant, nuk e vej aspak ne dyshim kapacitetin tend per me me bo keq, sepse nuk e kam asnje fije te dyshimit se Liria e Shprehjes nuk eshte pika jote ma e ndieshme.

– Une per ty, jo vec per ty, e kam vec nje pyetje: Kur iu thojke Ramush Haradinaj ketyne me mjekrra “flliqana” a e pate kercenu? Ndoshta e keni kercenu, ama qe per cudi me paska ike.

– A ndoshta pak ma hosh po te vjen me gazetar. Seriozisht, nuk e di qysh me t’u pergjigje. E di vec nje gje: Per me shite trimni Maqedonia eshte edhe me tutje vendi i duhun. Nuk po besoj qe i zgjidhet te gjitha problemet me maqedonet, e tash dolet pak me vra edhe kah Kosova.

– Perfundimisht: Une nuk e kam ofendu islamin. Une mendoj qe Hiqabi edhe Burka jane veshje qe duhet me u trajtu me ligj, sepse nuk e prezentojne as islamin, e as traditen tone. Mos e perzini qellimshem Hiqabin edhe Burken me shamine. Nuk jane te njejta.

– Trim nuk jam aspak, ama shtek qe iki nuk kam. E kam thane edhe here te tjera, se une perpiqem qe frika mos me ma percaktu sjelljen time. Perndryshe tutmi kapak. Edhe ruhmi kapak.

Hajde ishalla po pajtoheni me te drejten e tjetrit per me i thane gjanat sipas mendjes se tij.


Më shumë