Hapësire reklamuese

Aktualitet

IRONIA/ U përplas me KOLEGËT për të mbrojtur banesën, sot EFEKTIVJA e 'Shqiponjave' në detyrë, përballë banorëve te Bregu i Lumit (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Pak javë më parë efektivja e 'Shqiponjave', Blerta Dervishi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa mbrojti me forcë banesën e saj pranë shkollës "Petro Nini Luarasi", duke mos lejuar përmbaruesin privat të ndërhyjë.

Për të mbrojtur banesën, Blertës iu desh të përplasej edhe me kolegët e saj dhe për këtë arsye ajo u pezullua një ditë nga detyra.

Mkirëpo, si për ironi sot Blerta është vënë përballë banorëve të Bregut të Lumit, të cilët janë në të njëjtën situatë që efektivja ishte disa ditë më parë. Edhe këtë të fundit si ajo nuk pranojnë të shemben banesat e tyre, të cilat preken nga projekti i 'Bulevardit të Ri'.

Por Blerta sot është në krye të detyrës dhe bashkë me kolegët e saj është e detyruar të lirojë banesat për të bërë të mundur vijimin e punës për mjetet e ndërtimit.  

Ditën e sotme te Bregu i Lumit ka pasur përplasje të forta mes policisë dhe banorëve, pasi këta të fundit nuk pranojnë të dalin nga banesat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese