Hapësire reklamuese

Social Bomb

Ironia e shkodranëve: Jozefina me dy muaj parti prezantoi vajza e djem të shkolluar në perëndim. Luli prezantoi…Bamir Topin!

Shkruar nga Newsbomb
Jozefina Topalli / Lulzim Basha

Ditën e djeshme ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli prezantoi një grup të rinjsh e të reja që do të jenë pjesë e partisë së saj “Lëvizja për Ndryshim”.

Topalli tha se ekipi i saj është i përbërë nga të rinjtë e të rejat që janë shkolluar në perëndim.

Po ditën e djeshme kryetari i PD-së Lulzim Basha firmosi marrëveshje me aleatët tradicionalë, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Agron Duka dhe risia, Bamir Topi.

Shkodranët nuk e kanë kaluar pa humor këtë moment, duke bërë edhe krahasimin.

“Jozefina me 2 muaj parti dhe prezantoi dje në Tiranë, gjithë ato djem e vajza të shkolluar në perëndim.

Luli, prezantoi sot..

Bamir Topin!...

Tha Zijaja prej te dera klubit”, shkruajnë ata në internet.

gdfhdthr4hjr4j.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu