Hapësire reklamuese

Politikë

Ironia e Korreshit: S’ju ndalojmë të shkoni në banjë, atje bëni dhe Ramën

Shkruar nga Newsbomb
Ironia e Korreshit: S’ju ndalojmë të shkoni në banjë,

Punimet e Kuvendit të Shqipërisë, Konferenca e Kryetarëve dhe Komisionet Parlamentare, janë paralizuar këtë të mërkurë për shkak të bojkotit të deputetëve të Partisë Demokratike. Për këtë, ka reaguar me ironi edhe deputeti demokrat Saimir Korreshi.

Duke iu referuar përjashtimit të depuetëve të PD nga mazhoranca dhe zhvillimin pa kamera të mbledhjeve të PS në ambjente të tjera, deputeti shkruan në një postim në Facebook-un e tij: Për të shkuar në banjo e për tu lidhur online me njëri tjetrin nuk ju pengojmë dot. Atje mund të bëni edhe Edi Ramën po të doni, skemi ndërmend tju ndalojmë!

Sot, opozita me Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën në krye, nuk kanë lejuar zhvillimin e punimeve të Konferencës së Kryetarëve, për shkak se dje një pjesë e tyre janë përjashtuar nga Komisioni i Etikës. Shkak u bënë përplasjet në seancën e 30 tetorit.

Në këto kushte, deputetët demokratë, të përjashtuarit dhe të tjerët, kanë shkuar në zyrat e Kryesisë së Kuvendit dhe nuk po lejojnë zhvillimin e punimeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese