Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ironia e Kombinatit! Që nga vdekjet në kënetë, prodhoi sheqer për shqiptarët

Shkruar nga Newsbomb
Ironia e Kombinatit! Që nga vdekjet në kënetë, prodhoi

Nga Mikeljana Prenja

Historia e qytezës së Maliqit, qytetit në afërsi të Korçës, është një rrëfim i ngjarjeve të rëndë[1]sishme në kohën e komunizmit në Shqipëri. Qyteti u bë qendër e rëndësishme atëkohë, pas ndërtimit të Kombinatit të Sheqerit në vitin 1951. Ky kombinat u shndërrua në një prej ndërmarrjeve më të mëdha në vend dhe jo vetë që ofronte punë për mijëra qytetarë por furnizonte me lëndë fabrikat ushqimore. Fillimisht, Kombinati përfshinte fabrikën e sheqerit pluhur dhe atë të tharjes së bërsive. Pas një periudhe të caktuar, industria u nënshtrua një procesi rikonstruksioni që e shtoi kapacitetin e prodhimit të sheqerit. Në 1960 u ndërtua fabrika e alkoolit dhe majasë së bukës. Rritja e numrit të punësuarve në Kombinatin e Sheqerit solli shpërnguljen e familjeve në Maliq dhe, si rrjedhojë, kërkesën për ndërtimin e shërbimeve, bizneseve tregtare dhe institucioneve lokale. Ndër to ishin shkolla e mesme, qendra shëndetësore, shtëpia e kulturës, estrada, teatri amator, dhe klubi sportiv. Megjithatë, në vitin 1990, Kombinati u mbyll për shkak të shumë arsyeve, duke lënë një numër të madh të qytetarëve të papunë.

Ata që kanë punuar në këtë industri kanë shumë për të thënë në lidhje me punën e tyre, përvojën në fabrikë dhe për transformimet që ka pësuar industria deri në momentin e mbylljes së saj përfundimtare. Historia e Kombinatit të Sheqerit është një përvojë e rëndësishme për kuptimin e zhvillimit industrial dhe ndikimit të tij në jetën e një qyteti të vogël si Maliqi. RRËFIMI I KRYEINXHINIERIT KRISTAQ BALLI Zotin Kristaq Balli e takova në një lagje të Tiranës. Nuk e kishin kishin pyetur asnjëherë përballë për këtë punë të vetën gjatë kohës së komunizmit, përveçse ndonjë familjari kurioz për punën e dikurshme, ndaj, e priti sa me kuriozitet, aq edhe me shumë dokumenta e foto në dorë takimin me mua për të treguar të vërtetën e tij. E prita vetëm pak minuta dhe më pas pashë një zotëri të më afrohej, teksa mbante një bllok në dorë. Edhe pse ai nuk e kishte nevojë aspak një të tillë pasi mbante mend gjithçka me detaje rreth punës në Kombinat. Balli gjithçka për kombinatin ma tregoi me përpikëri që nga nisja e saj që e ka zanafillën nga një fabrikë sheqeri që ishte në Korçë, për të cilën më pas u dha urdhëri të ndërtohej kombinati në Maliq, por që fillimisht duhet të thahej këneta, e ku pas tharjes do ndërtohej një qytet. Puna në kombinat e ka nisur në vitin 1973 ku fillimisht mori emërimin si inxhinier, ndërsa më pas e caktuan në pozicionin e kryeinxhinierit në vitin 1978 deri në vitin 1982.

E këtu, përhumbet me kujtimet e veta. Ka kaluar kohën më të vështirë në këtë ndërmarrje. “Çdo që ndërtohej atë kohë bëhej mbi bazën e planifikimit sipas sistemit ekonomik të industrisë socialiste që edhe kombinati i sheqerit do të hynte në këtë rrjedhë të kohës. Historia e kombinatit të sheqerit nuk fillon në Maliq, por në Korçë. Jugosllavët me rastin e gjoja shkëmbimeve ekonomike, kur na merrnin prodhimet me vlerë na falën një të ashtuquajtur fabrikë sheqeri, që nuk ishte fabrikë, por punishte artizanale panxhari, e cila nuk u vu në punë, asnjëherë. Më pas u dha direktiva që të thahej këneta e Maliqit. Mbi bazën e kësaj kënete u parashikua dhe ndërtimi i fab[1]rikës së sheqerit që do sillej nga Bashkimi Sovjetik”, na tregon ish kryeinxhinieri për ngrit[1]jen e një prej ndërmarrjeve më të mëdha të kohës.....

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e ri të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg sot dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese