Gazteari vlonjat Ergys Alushi, ironizon kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli pas vendimit të këtij të fundit për të mos hapur sallën e Teatrit “Petro Marko”, për një degjesë me anëtarët e Këshillit Bashkiak.
“…kush je ti o trim i Labërisë, ti që ia bëre rrupi – supi Edi Ramës, që amanetin e ke të shenjtë dhe nuk ta tret as dheu!”, shkruan Alushi ndër të tjera, ndërsa tregon se Leli nuk dorëzohet pa i dhënë Rama çfarë ai i ka kërkuar në këmbim të largimit.
“Nuk e di kjo Rakacolli që ti nuk dorëzohesh pa të dhënë Rama çfarë i ke kërkuar në këmbim të largimit”, vijon ai.
Për të shmangur llogaridhënien para anëtareve të Këshillit Bashkiak, Dritan Leli nuk hap sallën e Teatrit me pretendimin se rregullat e pandemisë nuk lejojnë grumbullimet. Ndërkohë, që Ministria e Shëndetësisë i ktheu përgjigje Këshillit Bahskiak të Vlorës dhe i bënte me dije se mund të vazhdonin punën dhe mblehdjet.
Shënimi i plotë i gazetarit:
Kush është kjo Rakacolli që jep leje për mbledhje në teatër kur nuk do ti që ta hapësh teatrin?! Të njeh ty kjo apo ngatërron kekun me byrekun!
Nuk e di kjo se kush je ti o trim i Labërisë, ti që ia bëre rrupi – supi Edi Ramës, që amanetin e ke të shenjtë dhe nuk ta tret as dheu! Nuk e di kjo Rakacolli që ti nuk dorëzohesh pa të dhënë Rama çfarë i ke kërkuar në këmbim të largimit!
E more trim labërie sikur ta di Vlora se çfarë ke kërkuar ti! Nejse, kemi kohë boll para për t’i thënë, por ti mos u dorëzo njëherë përnjëherë se ditë më të mira do vijnë për ty!
Lexo edhe: Ministria jep leje për mbledhjen e këshilltarëve në Vlorë, Dritan Leli “nuk bën mbrapa”
Lexo edhe: Vijon përplasja mes Dritan Lelit dhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak