Tirana
overcast clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
15 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Ironia e gazetarëve të kronikës së zezë, për orët e gjata në dyert e prokurorisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetaret dhe gazetarët e kronikës së zezë në media, ata të televizioneve, kanë gjetur një mënyrë mjaft interesante për të ironizuar orët e gjata që po harxhojnë në prokurorinë e krimeve të rënda, ndërkohë që prej më shumë se një jave vijon “odiseja” e pyetje-përgjigjeve për çështjen “Doshi”. 

Kanë shkuar në kafen përballë prokurorisë, dhe për të treguar që ditë natë po e kalojnë në ambientet para prokurorisë së krimeve të rënda, janë shtrirë në kolltuqet e klubit, për të treguar se gjithçka e jetës së tyre tani po ndodh vetëm rreth atyre ambienteve. Dhe kanë zgjedhur ditën e 14 Marsit, kur gjithë Tirana e Shqipëria janë në festë, ndërkohë ata janë në punë, për të sjellë informacionin e fundit te qytetarët. Ka qenë ideja e Klodiana Lala (Neës24), Anduena Llabani (Ora Neës) Anila Hoxha (Top Channel) dhe Arsen Rusta (A1 Report) që kanë dashur të japin mesazhin për të gjithë, zyrtarët, politikanët, por edhe gazetarët e tjerë, shefat e tyre.

Dhe pasi sheh këtë foto, s’ka sesi të mos thuhet, se ata janë “heronjtë” e paheshtur dhe të pagjumë të informacionit të fundit. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img