Veshja e kryeministrit Edi Rama në samitin e Triestes pati sërish vëmendjen mediatike për shkak të atleteve që binin dukshëm në sy mes zyrtarëve.
Rrjeti prej ditësh po merret me atletet e Ramës dhe në valën e këtyre komenteve, është foto-reporteri Armando Babani ai i cili ironizon deri në sarkazëm kryeministrin përmes këtyre fotove.
“Tre PROPOZIME për SAMITIN tjetër”, shkruan Bababani ndërsa ndan fotot e shkrepura prej tij gjatë një parade të komunitetit LGBT.