Hapësire reklamuese

Politikë

Ironia e Blendi Klosit: Nuk i shpërndamë dot ndihmat në Berat, se na u shtri Tomor Alizoti para furgonit

Shkruar nga Newsbomb
Ironia e Blendi Klosit: Nuk i shpërndamë dot ndihmat në Berat, se

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi pasi u pyet “me spec” nga gazetari Çim Peka se “si ka mundësi që PS u votua nga shumica në Berat, edhe pse nuk ka bërë asgjë përveç shpërndarjes së ndihmave?”, tha se të gjitha u bënë përveç kësaj të fundit.

Klosi tha me sarkazëm se kjo nuk u arrit pasi drejtuesi politik i PD në qarkun e Beratit, Tomor Alizoti u shtri përpara furgonit.

Pyetje: Si është e mundur që në këtë qark ku nuk ka asnjë investim, PS të fitojë 5 mandate, ndërkohë që e vetmja vepër që ka bërë PS është ajo e shpërndarjes së ndihmave?

Klosi: Në të gjitha ato që thatë ju vetëm te ndihmat dështuam se nuk i shpërndamë dot se u shtri Tomor Alizoti. Qytetarët e Beratit e votuan përsëri Partinë Socialiste me bindjen se projektet që kemi bërë këto 8 vite e kanë ndryshuar atë qark, dhe po ashtu me bindjen te projekti i qeverisë Rama për mdnatin e tretë, që janë disa arsye më shumë që Berati duhet ta votonte Edi Ramën. Besoj, vazhdoj të jetë një nga qarqet më të majta në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu