Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
53 %
2.6kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
32 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ironia e Astrit Patozit: Një falenderim për Lulin dhe Doktorin, më kanë hequr një siklet të madh, isha i bindur se deri sa të vdisja…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotem Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që 13 qershori do të jetë dita kur do të zgjidhet kryetari i ri i PD-së.

Ish-deputeti Astrit Patozi, ka ironizuar në një postim në rrjetet sociale datën e re të zgjedhjeve, duke falenderuar Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, pasi sipas tij i kanë hequr një siklet të madh.

Patozi tregon se e kishte propozuar ai në vitin 2013 që data e zgjedhjes së kryetarit të ri të ishte 22 korriku, kur është edhe ditëlindja e tij. Ai thotë se i ishte krijuar bindja se deri sa të vdiste do të duronte një herë në 4 vite rizgejdhjen e Bashës si kryetar partie, por tashmë është i lëhtësuar se 22 korriku nuk do të jetë më datë historike.

Postimi i plotë:

NJË FALENDERIM PËR LULIN DHE DOKTORIN

Për ata që nuk e dinë apo nuk e mbajnë mend, 22 korriku është ditëlindja ime dhe kam qenë unë, që e kam propozuar të jetë dita e zgjedhjeve për kryetarin e PD në vitin 2013.

Asokohe mbaj mend bezdinë e Sali Berishës me kokën ulur në mbledhjen e kryesisë, por edhe ia njoh “meritën”, që nuk e kundërshtoi, sepse ndoshta të tilla ishin rrethanat.

Ndërsa sot i falenderoj të dy njëkohësisht, Lulzim Bashën dhe doktorin, për vendimin e tyre të fundit që zgjedhjet për kryetarin e PD do të zhvillohen më 13 qershor.

Të paktën më kanë hequr një siklet të madh. Sepse më ishte krijuar bindja se deri sa të vdisja, do të duroja që një herë në katër vjet, dhe çdo 22 korrik, të merrja njoftimin e rizgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar të Partisë Demokratike (pas humbjes).

Të paktën, 22 korriku nuk do të jetë më datë historike, dhe kjo nuk është arritje e vogël.

Sa për ata që do të ndjekin dhe do të mbështesin procesin e 13 qershorit, nuk kam asnjë koment. Mes tyre dhe Lulit me doktorin, do të zgjidhja gjithmonë këta të dytët. Por unë e kam marrë tashmë prej kohësh vendimin, nuk zgjedh asnjërin prej tyre, ndaj edhe jam jashtë çdo konflikti interesi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img