Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
34 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Ironia e Astrit Patozit: Në Shqipëri të gjithë fitojnë pastër! Edi fiton me Lulin, Basha mund rivalët, por në fund rëndësi ka pjesëmarrja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi, ka ironizuar zgjedhjet që zhvillohen në Shqipëri, pasi shprehet se në vendin tonë të gjithë fitojnë pastër.

Sipas tij, Rama fiton pastër me Bashën, ndërsa ky i fundit i mund pastër rivalët e tij në PD. Patozi thotë se edhe “të mundurit” e Bashës do të fitonin thellë me ndjekësit e tyre në facebook, nëse do të sihin vetëm ata që do të votonin.

“Rëndësi ka pjesëmarrja çuna, se të tjerat rregullohen. Nuk prishemi asnjëherë për termat”, shkruan Patozi ndër të tjera.

Postimi i plotë:

NË SHQIPËRI TË GJITHË FITOJNË PASTËR

Edi Rama fiton pastër me Lulin, megjithëse për dikë kjo quhet masakër zgjedhore ose inxhinjeri manipulimi.

Basha, po ashtu, i mund pastër rivalët e vet në PD, ndonëse kjo konsiderohet si maskaradë zgjedhore

Por edhe “të mundurit” e tij do të fitonin thellë me ndjekësit e tyre në FB, gjithmonë, nëse do të ishin vetëm ata që do të votonin.

Ndërkohë që secili prej këtyre të fundit ndjehet pa asnjë dyshim Zot, kur shkon në shtëpinë e vet, sepse e vë në rresht gruan bashkë me fëmijët, në shumicën e rasteve pa asnjë kontestim rezultati.

Rëndësi ka pjesëmarrja çuna, se të tjerat rregullohen. Nuk prishemi asnjëherë për termat. Fituesit le të flasin për demokraci funksionale, ndërsa të mundurit janë të lirë të ankohen për autokraci, madje edhe për diktaturë, po nuk u mjaftoi llogaria.

Puna është si të shtyhen ditët deri në zgjedhjet e tjera, secili sipas rangut, mjafton që të kesh dikë poshtë vetes.


Më shumë

spot_img
spot_img