Hapësire reklamuese

Politikë

Ironia: Beleri dhe Goro, dy kryebashkiakët e Himarës do ndajnë "të njëjtën" qeli

Shkruar nga Newsbomb
Ironia: Beleri dhe Goro, dy kryebashkiakët e Himarës do ndajnë

Jorgo Goro, kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, do të ketë të njëjtin fat me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.

Goro me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ra në pranga këtë të shtunë teksa po konsumonte një kafe në një nga lokalet në Dhërmi. Siç raportuam dhe më herët, kryetari në detyrë i qytetit bregdetar, Himarës, u arrestua pas kallëzimit të bërë nga ana e Fredi Belerit, i cili e akuzoi për “shpërdorim detyre”, lidhur me shkeljen e  procedurave ligjore për dhënien e lejes për Artan Gaçin.

Si për ironi të fatit, tashmë Beleri dhe Goro do të ndajnë të njëjtin problem, përballjen me drejtësinë. Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, ndodhet në qeli pasi GJKKO e dënoi me 2 vite burg pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet lokale të 2023-it. Ndërsa, Goro pritet që pas arrestimit të dërgohet në Tiranë, në qelitë e paraburgimit për të vijuar më pas me procedurat e mëtejshme.

Burime për mediat bënë me dije se përveç Jorgo Goros, në pranga ranë edhe katër persona të tjerë, për tre prej të cilëve u la masa “arrest shtëpie”.

Jorgo Goro aktualisht mban detyrën si Kryetar i Bashkisë së Himarës, pasi kryetari i zgjedhur më 14 Maj, Fredi Beleri, ndodhet në qeli nën akuzën për shit-blerje votash.

LEXO EDHE: Më urdhër të SPAK, arrestohet kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro

Kujtojmë se Jorgo Goro është paraqitur 4 herë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe është marrë në pyetje me orare të tej zgjatura. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili aktualisht ndodhet në qeli ka kallëzuar penalisht Goron, se ka trajtësuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme po heton Goron për shkeljen e barazisë në tendera.  Kontrolli i Lartë i Shtetit evidentoi disa dyshime në lidhje me shkeljen e barazisë në tendera por edhe me investime të caktuara në qytetin e Himarës, gjatë kohës kur Jorgo Goro mbante postin dhe mandatin e tretë të kryebashkikakut të Himarës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese