Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
52 %
0.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
21 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Iraniani HERO që u mbyt në Durrës, DETAJE: U fut për të shpëtuar…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një muxhahedin iranian u mbyt pak ditë më parë në rezervuarin e fshatit Rrotull në Durrës. Mga ngjarja dalin të tjera detaje.

 

Mësohet se iraniani i identifikuar si Malek Shara’i, 47-vjeç humbi jetën pasi tentoi të shpëtonte një mikun e tij që po rrezikonte të mbytej.

Lajmin e konfirmon Organizata Muxhahedine e Popullit e Iranit, e cila strehohet në Shqipëri, në kampin e ngritur në Manzë.

“Të martën, më 19 qershor, kur Malek, i cili ishte në breg, vuri re se njëri nga miqtë e tij që ishte futur në liqen për të notuar po mbytej për shkak të një spazme muskulare, u hodh menjëherë në liqen me të gjitha rrobat veshur, dhe me shumë përpjekje ia doli ta nxirrte në sipërfaqe dhe ta shpëtonte. Por pas pak sekondash, edhe ai vetë u zhyt në ujë dhe nuk mundi të dilte. Kërkimet dhe përpjekjet e mëtejshme nga katër miq të tij dhe një banor vendas duke përdorur një barkë për ta gjetur, dështuan. Njëkohësisht, PMOI i kërkoi ndihmë policisë dhe ekspertëve zhytës të qeverisë shqiptare, dhe operacioni i kërkimit vazhdoi dy herë deri në mbrëmje. Përpjekjet për të gjetur trupin e Malek-ut vazhduan të mërkurën, të enjten dhe të premten, por kanë qenë të kota deri tani”, tregon MEK ngjarjen për “DurrësLajm”,

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img