Kleriku Ebrahim Raisi është zgjedhur Presidenti i ri i Iranit. Ai ka fituar zgjedhjet presidenciale sot, ku mori shumicën e votave.
Dy kandidatët rivalë të tij pranuan zgjedhjet dhe uruan Raisi-n pë fitoren, raportoi agjencia e lajmeve Mehr.
Ebrahim Raisi do të pasojë presidentin Hassan Rouhanin dhe do të jetë numri dy i Iranit pas liderit suprem Ajatollahut Ali Khamenei.
Ebrahim Raisi është një klerik 60-vjeçar Iranian, i cili ka shërbyer si prokuror më përpara. Emri i tij është i lidhur me shumë persekutime e ekzekutimeve të të burgosurve politikë në Iran, kurse veten ai e paraqet si njeriun e duhur për të luftuar korrupsionin e për të zgjidhur problemet ekonomike.
Theksojmë se ai ka dhe një ‘luftë’ të hapur me SHBA pasi ndaj tij qeveria amerikane ka vendosur sanksione.