Hapësire reklamuese

Politikë

Irani sulmon sistemin TIMS të Policisë, Edi Rama: Po punojmë me aleatët, agresorët janë të njëjtët

Shkruar nga Newsbomb
Irani sulmon sistemin TIMS të Policisë, Edi Rama: Po punojmë me

Dogana e Kapshticës prej 14 orësh vijon të ketë probleme me sistemin TIMS të regjistrimit të udhëtarëve. Për pasojë, radhë të gjata udhëtarësh janë krijuar në të dy krahët, në hyrje dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Në këto kushte, Policia Kufitare është udhëzuar të veprojë me regjistrat manualë. Kryeministri Edi Rama njofton se nuk bëhet fjalë për një problem teknik dhe momental të sistemit të Policisë Kufitare, por një sulm kibernetik nga Irani.

Ai thotë se agresorët që kanë sulmuar TIMS-in janë të njëjtët me ata që sulmuan shërbimet qeveritare më 15 korrik 2022, dhe vendi po punon me aleatët për t'i bërë të padepërtueshme këto sulme, në vazhdim.

"Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t'i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale", shkruan Edi Rama.

Lexo edhe: Dogana e Kapshticës 14 orë pa sistem TIMS, Policia Kufitare rikthehet te regjistrat manualë të udhëtarëve

Kujtojmë se, tre ditë më parë kryeministri Edi Rama në një deklaratë të jashtëzakonshme për mediat njoftoi se në bazë të hetimeve, me ndihmën dhe të kompanisë amerikane Microsoft, u arrit në përfundimin sulmi ishte organizuar dhe financuar nga Regjimi Islamik i Iranit.

Stafi i Ambasadës u dëbua dhe kishte vetëm 24 orë kohë nga deklarata e Edi Ramës që të largohej nga vendi, shkruan neësbomb.al. Po ashtu, Shqipëria shkëputi zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Teheranin zyrtar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu