Më tej, flitet për vendimin e marrë fillimisht nga qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha për të pranuar muxhahedianët e parë në Shqipëri. Sa i përket vendimit të kryeministrit aktual, Edi Ramës, radio e Iranit shkruan: “Tani është koha e Edi Ramës të përmbushë këtë lojë të pistë amerikane. Në historinë e tij si kryeministër, me amerikanët ai ka një “karton të verdhë”. Terroristët e organizatës Monafekin do të strehohen në Shqipëri në kohën kur në vitin 2014 deklaruan se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me grupin terrorist ISIS.”
Shkrimi i plotë i Radios së Iranit:
Zbrazja dhe mbyllja e kampit Ashraf në Irak mund të konsiderohet një rrugë drejt përfundimit të misionit të Moanfekinëve, për arsye se monafekinët do të humbin vendin e tyre kryesor dhe më të sigurt.
Lëvizjet e fundit të grupit terrorist Monafekin (Muxhahedine Khalk) në Shqipëri dhe transferimi i një grupi tjetër të pjesëtarëve të kësaj organizate terroriste nga Iraku në Shqipëri, tregon hartimin e një plani afatgjatë për formimin e një baze të qëndrueshme në Shqipëri dhe forcon edhe më shumë mundësinë që Masud Raxhavi aktualisht po përgatit kampin e Shqipërisë që të vendoset aty. Pas dështimit të bisedimeve të grupit terrorist Monafekin që për kthim në bazën Ashraf të Irakut, ky grup terrorist ka filluar të hulumtojë një bazë të re për pjesëtarët e vet. Kjo është për arsye se organizata terrorist Muxhahedine Khalk ka nevojë për vëzhgim struktural dhe për kontrollim të ashpër të pjesëtarëve të saj në mënyrë që t'i mbajë të mbyllur ata. Përveç kësaj, pjesëtarët e kësaj organizate terroriste për shkak të pakënaqësisë së tyre, gjithmonë janë në kërkim edhe të rastit më të vogël për tu ndarë nga ky grup që përdorët si vegël i fuqive të mëdha për lojën e tyre të pistë në rajonin e Lindjes së Mesme. Kjo vërtetohet edhe nga ndarja e shumë pjesëtarëve nga ky grup terrorist gjatë viteve të fundit. Kjo është bërë pavarësisht kërcënimeve që bëheshin nga eprorët e tyre. Hyrja në kampin "Liberti" dhe humbja e shpresave për tu kthyer përsëri në kampin "Ashraf" të Irakut u bë shkak që krerët e këtij grupi terrorist të lakmojnë që ta shndërrojnë kampin Liberti si një bazë të përhershme të tyre. Mirëpo vendimi serioz i qeverisë së Irakut për dëbimin e organizatës terrorist Muxhahedine Khalk nga territori irakian, si dhe irritimi i popullit irakian ndaj pranisë së terroristëve të këtij grupi në vendin e tij, i detyroi krerët e këtij grupi terrorist që të kërkojnë një bazë të re për t'i vendosur pjesëtarët e kësaj organizate terroriste. Në këtë mes me ndërmjetësimin e Amerikës, u zgjodh Shqipëria që të jetë vendi i ardhshëm për pranimin e terroristëve të organizatës "Muxhahedine Khalk". Faktor tjetër që ndikoi në dërgimin e terroristëve të Muxhahedine Khalk në Shqipëri ishin edhe ligjet shqiptare të cilat dallojnë nga ligjet e vendeve të tjera evropiane dhe u japin mundësi krerëve terroristë të Muxhahedine Khalk që të kontrollojnë në mënyrë të ashpër pjesëtarët e kësaj organizate. Përveç kësaj, ekzistojnë edhe faktorë të tjerë që tregojnë se krerët e grupit terrorist Muxhahedine Khalk në mënyrë serioze po hartojnë programe për një qëndrim afatgjatë në Shqipëri. Për shembull, transferimi i disa krerëve të lartë dhe të vjetër të grupit terrorist Muxhahedine Khalk në Shqipëri është bërë kryesisht për të ushtruar kontroll dhe vëzhgim të ashpër mbi pjesëtarët e këtij grupi që deri më tani janë vendosur në Shqipëri. Përveç kësaj, burimet informative gjithashtu kanë bërë të ditur edhe veprimet e këtij grupi për zgjerimin e bazës së tyre në Shqipëri duke blerë objekte më të përshtatshme. Përveç kësaj, kohëve të fundit burimet informative kanë bërë të ditur se po bëhen përpjekje të mëdha që në Shqipëri të transferohen edhe disa pjesëtarë të grupit terrorist Muxhahedine Khalk që janë të përndjekur nga Interpoli dhe disa prej tyre janë persona shumë të afërt me Masud Raxhafi, kreun e grupit terrorist Muxhahedine Khalk si shefja e gardës së sigurisë së Raxhavi, Fatemeh Vatankhah Rahmani e njohur me nofkën “Sima Vatankhah, “Zhaleh Mahram Nia, anëtare e zyrës së Masud Raxhavi dhe “Roqaieh Abbasi” e njohur me nofkën “Raana”. Kjo dëshmon qartë se edhe kreu i organizatës terroriste Muxhahedine Khalk po përgatitet të transferohet në kampin e Shqipërisë. Në rrethana të tilla përgjegjësia bie së pari mbi autoritetet irakiane që nuk po ushtrojnë kontroll të lartë për të kapur krerët e kësaj organizate terroriste dhe për t'i gjykuar për krimet e tyre të cilët njihen si kriminelët më të mëdhenj të kësaj organizate, prandaj sa më shpejt duhet të merren masat për gjykimin dhe dënimin e tyre dhe jo për të krijuar kushtet që ata të arratisen në ndonjë vend tjetër në të cilin mund të vazhdojnë lirshëm veprimtarinë e tyre terroriste. Këta persona janë ata të cilët përgjatë shumë viteve kanë plaçkitur pasuritë e popullit të Irakut dhe kanë vrarë një numër të madh të qytetarëve irakianë si gjatë operacioneve për vrasjen e kurdëve dhe për të shtypur kryengritjen "Shabanija" në Irak. Në fund duhet theksuar se OKB dhe funksionarët politikë të Shqipërisë duhet të reagojnë ndaj kësaj çështjeje për arsye se në mënyrë graduale dhe gjatë një procesi sipërfaqësisht ligjor, organizata terroriste Muxhahedine Khalk që është një grup i rrezikshëm për shoqërinë civile të çdo vendi, po ndërton çerdhen e saj terroriste në Shqipëri. Kjo është në kohën kur në fillim ishte vendosur që Shqipëria të pranojë vetë disa persona si emigrantë, ndërsa tani po shndërrohet në mikpritëse të një organizate të rrezikshme terroriste siç është Muxhahedine Khalk që njihet me emrin Monafekin. Por në 2009-n, pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria u bë sërish pjesë e një prej problemeve më delikate të administratës amerikane, boshatisjes së burgut të Guantanamos, mbyllja e të cilit ishte një prej premtimeve kryesore të Presidentit Barack Obama. Kur disa prej vendeve kryesore evropiane bënë rezistencë për të mos marrë të dënuar nga Guantanamo, qeveria e Shqipërisë ra dakord për të pranuar 3 prej tyre. Një gjest që solli në Tiranë zyrtarin e lartë amerikan, Daniel Fried, ndihmës i sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, së cilës kryeministri Berisha i kishte pranuar kërkesën gjatë një takimi në Uashington. “Qëndrimi ynë bazohet tërësisht në një çështje të të drejtave të njeriut. Ai burg u bë simbol i asaj që SHBA-të nuk janë. Kur një vend mik, si SHBA-të, ka probleme, natyrisht është detyrim moral që ne ta ndihmojmë”, tha më 3 dhjetor të 2009-s, ish-kryeministri Berisha. Në nëntor të 2012-s, Sali Berisha mori përsipër të zgjidhte një çështje tjetër të rëndësishme për aleatin e madh. Shtetet e Bashkuara nuk e konsideronin më kampin Liria në Irak si një strehim të sigurt për anëtarët e organizatës terroriste Muxhahedine Khalk. Zhvendosja fillimisht e 214 pjesëtarëve të këtij grupi terrorist nga Iraku në Shqipëri ishte në krye të agjendës së Hillary Clintonit në Tiranë. Deri më tani, në Shqipëri kanë ardhur mbi 800 anëtarë të opozitës iraniane dhe synimi është që vendi të kthehet në një strehim i sigurt për të gjithë pjesëtarët e kësaj organizate terroriste të mbetur ende në Irak, me rreth 2.000 persona. “T’i premtohet sekretarit Kerry të merren që të gjithë pjesëtarët e kësaj organizate, pasi edhe para 8 muajve ata janë bombarduar nga të gjitha palët ndërluftuese. Askush nuk i do ata atje”, tha Berisha në seancën plenare të së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë. Tani është koha e Edi Ramës të përmbushë këtë lojë të pistë amerikane. Në historinë e tij si kryeministër, me amerikanët ai ka një “karton të verdhë”. “Prandaj, me besnikërinë e plotë ndaj Shqipërisë dhe respektin më të madh ndaj miqve e partnerëve tanë të pazëvendësueshëm, ata e kanë marrë vendimin tim, tani mësojeni edhe ju. Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë operacion”, ishte përgjigjja e kryeministrit Rama ndaj kërkesës së SHBA-ve për asgjësimin e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Pakkush kujton sot se, më 13 nëntorin e 2013-s, Edi Rama kaloi 50 minuta të tensionuara pikërisht me John Kerryn, në kulmin e krizës së brendshme për armët kimike, tension i cili me siguri nuk do të reflektohet kësaj radhe sepse tashmë ai është fakt i kryer. Terroristët e organizatës Monafekin do të strehohen në Shqipëri në kohën kur në vitin 2014 deklaruan se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me grupin terrorist ISIS.