Irani është pëjashtuar nga paneli për të drejtat e grave në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, pasi rezoluta e prezantuar nga SHBA mori votat e mjaftueshme nga vendet anëtare.
Rezoluta për largimin e Iranit nga Komisioni për Statusin e Grave u miratua me 29 vota pro dhe tetë kundër, çka mund të cilësohet si një fitore për administratën Biden, në një kohë kur Irani është përfshirë në protesta mbarëkombëtare që po shtypen mizorisht përmes dhuëns dhe dënimeve me vdekje.
Megjithatë, nga 54 vendet me të drejtë vote, 16 shtete abstenuan. Anëtarësimi i Iranit në panel prej dekadash është “një njollë e shëmtuar në besueshmërinë e komisionit”, tha Linda Thomas-Greenfield, ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara.
Më pas ajo i bëri jehonë një slogani të spikatur të përdorur nga protestuesit iranianë: “Le ta bëjmë këtë për gratë, për jetën dhe për lirinë”.
Iranianët kanë protestuar në të gjithë vendin që nga mesi i shtatorit pas vdekjes së një vajze të re, e cila ishte arrestuar nga policia morale e Iranit, pasi dyshohet se nuk ishte mbuluar siç duhet.
Irani e quajti rezolutën e SHBA-së “të paligjshme” dhe mori mbështetje nga vende si Rusia dhe Kina, të cilët paralajmëruan se lëvizje të tilla minonin besueshmërinë e sistemit të përgjithshëm të OKB-së.