Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
59 %
6.2kmh
0 %
Enj
16 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Irani kryen ekzekutimin e parë për shkak të protestave anti-qeveritare

Lajme të ngjashëm

Irani ka ekzekutuar zyrtarisht personin e parë, lidhur me protestat e ashpra të zhvilluara dy muajt e fundit në Republikën Islamike.

Referuar mediave iraniane, personi i dënuar me vdekje, akuzohej për bllokim të rrugëve dhe sulm ndaj pjesëtarëve të sigurisë në Teheran. Ky raportohet të jetë ekzekutimi i parë që lidhet me protestat teksa edhe 11 të burgosur të tjerë po përballen me dënim me vdekje.

Sipas zyrtarëve të organizatës për të Drejtat e Njeriut në Iran numri i personave më të njejtin dënim pritet të jetë edhe më i lartë, pasi janë mbi 15 mijë protestuesve të arrestuar.

“Ekzekutimi i parë duhet të rezultojë me reagime të fuqishme, pasi në të kundërtën do të përballemi me ekzekutime të përditshme të protestuesve. Ky ekzekutim duhet të përcillet me pasoja praktike në nivel ndërkombëtar”, shkruan në tëitter drejtor i organizatës e të Drejtave të Njeriut qe ka selinë në Oslo.

Protestat masive që tërhoqën vëmendjen e gjithë botës, për shkak të ashpërsisë me të cilën u zhvilluan, nisën pas vdekjes së një vajze kurde 22-vjeçare, Mahsa Amini, e cila u dhunua barbarisht nga Policia e Moralit, pasi sipas autoriteteve nuk kishte vendosur “saktë” shaminë.

Më shumë