Hapësire reklamuese

Bota

Irani kërcënon të bllokojë anijet në Detin Mesdhe për shkak të luftës në Gazë

Shkruar nga Newsbomb
Irani kërcënon të bllokojë anijet në Detin Mesdhe

Një komandant i Gardës Revolucionare të Iranit tha se Deti Mesdhe mund të bëhet i pakalueshëm nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj vazhdojnë të kryejnë, siç u shpreh ai, “krime” në Gazë, njoftoi media iraniane të shtunën, por pa dhënë shpjegime se si mund të ndodhë një gjë e tillë.

Irani e mbështet luftën e Hamasit kundër Izraelit dhe i akuzon Shtetet e Bashkuara se po përkrahin ato që i cilëson si krime izraelite në Gazë.

“Së shpejti, ata do të përballen me bllokimin e rrugëve detare në Detin Mesdhe, Gjibraltar dhe rrugë të tjera detare”, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim duke cituar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit Mohammad Reza Naqdi.

Grupi Houthi në Jemen, i lidhur me Iranin, ka sulmuar gjatë muajit të kaluar anijet tregtare që lundronin nëpër Detin e Kuq si hakmarrje për sulmin e Izraelit në Gazë, duke detyruar disa anije që të ndryshojë itenerarin e tyre.

Shtëpia e Bardhë tha të premten se Irani ishte "thellësisht i përfshirë" në planifikimin e operacioneve kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq, shkruan VOA.

Irani nuk ka qasje të drejtpërdrejtë në Mesdhe dhe nuk është e qartë se si Garda Revolucionare e Iranit mund të përpiqet të bllokojë transportin detar atje, megjithëse komandanti Naqdi foli për "lindjen e fuqive të reja të rezistencës dhe mbylljen e rrugëve të tjera detare".

Grupet e vetme që mbështeten nga Irani në Mesdhe janë Hezbollahu i Libanit dhe milicia aleate në Siri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese