Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
31 °
Die
31 °
Hën
30 °
Mar
31 °
E premte, 19 Gusht, 2022
spot_img

Irani kërcënon Izraelin pas sulmeve në Gaza: Do paguani çmimin e rëndë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, paralajmëroi Izraelin për sulmet e vazhdueshme me raketa në Rripin e Gazës.

Gjeneral Major Hossein Salami tha se Izraeli do të paguajë çmim të rëndë për sulmet në Gaza.

albsig

Ai e bëri këtë paralajmërim gjatë një takimi me udhëheqësin e Xhihadit Islamik Ziyad al-Nakhalah në Teheran këtë të shtunë.

Nakhalah, i cili mbërriti në Teheran të mërkurën, zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë të lartë iranianë, duke përfshirë Presidentin Ebrahim Raisi, Ministrin e Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe këshilltarin e lartë të Udhëheqësit Suprem Ali Akbar Velayati.

Vizita e tij përkon me sulmet ajrore izraelite në Gaza që nga e premtja, që raportohet se kanë shkaktuar 15 viktima dhe mbi 100 të plagosur. Izraeli ka deklaruar nisjen e një operacioni për goditjen e anëtarëve të Xhihadit Islamik, një organizatë palestineze me lidhje me Hamas-in.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img