Hapësire reklamuese

Bota

Irani kap anijen-cisternë, qeveria britanike nis mbledhjen emergjente

Shkruar nga Newsbomb
Anija-cisternë Stena Impero

Irani ka njoftuar zyrtarisht për kapjen e një anije-cisternë britanike e nisur nga Arabia Saudite.

Autoritetet në Iran kanë njoftuar se forcat e Rojës Revolucionare të vendit kanë bllokuar anijen britanike Stena Impero, me 23 persona në bord, teksa doli jashtë kursit dhe hyri në ujërat e Iranit.

Pronarët, përmes një njoftimi thanë se “anija u rrethua nga varka të vogla të zeza dhe helikopterë në Ngushticën Hormuz, teksa po lundronin në ujëra ndërkombëtarë”. 

Sakaq, zyrtarë të lartë në qeverinë britanike kanë zhvilluar një mbledhje emergjence. Ata kanë kërkuar më shumë informacion nga qeveria iraniane lidhur me bllokimin e anijes.

Ky akt vjen në një kohë kur tensionet mes Iranit dhe SHBA-ve janë në kulmin e tyre. Gjatë ditës së djeshme, ushtria amerikane njoftoi se kishte rrëzuar një dron iranian.

Sondazh

Poll