Hapësire reklamuese

Bota

Irani ekzekuton shkencëtarin bërthamor, spiunoi te inteligjenca amerikane

Shkruar nga Newsbomb

Raportimet e mediave konfirmojnë se Irani ka ekzekutuar një shkencëtar bërthamor që besohet se i dha informacion inteligjencës amerikane lidhur me programin e kontestuar nuklear të vendit.

Një zëdhënës i gjyqësorit Iranian, Gholamhosein Mohseni Ejehi, ka konfirmuar ekzekutimin e shkencëtarit Shahram Amiri. Ai tha se Amiri “i dha armikut informata jetike të vendit”.

Zyrtarët amerikanë thanë se në vitin 2010 e kishin paguar Amirin 5 milion dollarë për të dezertuar nga vendi dhe të siguronte informacion të rëndësishëm lidhur me programin atomik të Iranit.

Sondazh

Poll