Hapësire reklamuese

Showbiz

iPhone7 vjen në 5 ngjyra, por ka një problem të madh

Shkruar nga Newsbomb

Apple prezantoi sot smartfonin e ri iPhone7 dhe 7 Plus në pesë ngjyra të ndryshme.

Njëra prej ngjyrave më të shumëpritura dhe parapëlqyera është e zeza e mbyllur që Apple e quan “Jet Black” .

Por problemi është se ashtu siç edhe vetë paralajmëron kompania, sipërfaqja e smartfonit me ngjyrë “Jet Black”mund të gërvishtet shumë lehtë si dhe tregon njollat e pluhurit në të.

Përveç kësaj, iPhone7 me ngjyrën “Jet Black” do të jenë vetëm ata me memorie 128 dhe 256GB që rrjedhimisht janë shumë më të shtrenjtë se modelet e tjera.

Apple madje sugjeron brerësit e “Jet Black” që të përdorin kasë për smartfonin e tyre, çka do të thotë se nuk kanë për ta shijuar shumë ngjyrën e veçantë.

Gjithashtu kufjet e reja me Bluetooth, “AirPods”, megjithëse janë revolucion në këtë kategori, nuk janë falas por kushtojnë plot 148 dollarë. /Newsbomb.al/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu