Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

‘IPhone X dhe syzet Guçi të Xhisielës’, Zhupa: E kanë detyruar të tërheqë denoncimin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar për rastin e Xhisiela Malokut.

Zhupa shprehet se kryeministri Rama vijon të mbrojë krimin dhe për këtë dënon viktimat.

Përsa i përket për  kërkesës së bërë nga djali i deputetit, Rrahman Rraja, Rexhepi, i cili ka kërkuar të lirohet nga burgu me pretendimin se Xhisiela ka tërhequr denoncimin.

Sipas Zhupës kjo kërkesë  e bërë për lirim nga djali i deputetit, është një indice  se Xhisiela është detyruar të tërheqë denoncimin ndaj Rexhepit.

“Rexhep Rraja ka kërkuar lirimin me pretekstin se Xhisiela ka tërhequr denoncimin! Po pse Xhisiela e paska tërhequr përsëri denoncimin? A u kërcënua përseri ajo? A u vërtetua vallë se cigaren e kishte fikur vetë në trupin e saj?

Xhisiela Maloku u filmua se fundmi teksa drejtonte një makinë të vitit 2017 që kushton mijëra euro. Gjithashtu, gazetarët vunë në dukje celular iPhone X dhe syze Guçi, që po ashtu kushtojnë qindra euro.

Ku mund ti ketë gjetur Xhisiela kaq shumë para?!A janë këto indicie se Xhisiela Malokun e kanë detyruar të tërheqë denoncimin, dhe a janë përfshirë nga prokuroria në hetim?Me Edi Ramën në krye të institucioneve, krimi është gjithmonë i pafajshëm dhe viktima fajtor, shkruan Zhupa në postimin e saj.

 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img