Megjithëse iPhone 8 do edhe disa muaj të dalë në treg, zërat sesi do të duket iPhone 9 kanë filluar të qarkullojnë dhe s’ka gjë që duket se i ndalon.
Tashmë dihet thuajse çdo detaj rreth iPhone 8, do të jetë tepër i ngjashëm me 7, në dizajnin e jashtëm, me një ekran cep më cep dhe përmirësime në software e hardware.
Por surpriza e madhe do jetë iPhone 9 që pritet të mbërrijë në vitin 2018.
Sipas disa raportimeve në mediat koreane, iPhone 9 do ketë ekran gjigant OLED dhe të lakuar. Kjo pas arritjes së një marrëveshje me Samsung, që ka patentuar këtë teknologji.
Besohet se iPhone 9 do vijë në dy modele me ekran 5.28-inç dhe 6.46 inç. /Newsbomb.al