Hapësire reklamuese

Aktualitet

Inxinieri shqiptar tregon momentin kur bëri vaksinën e Covid-19: Ishte një injeksion si...

Shkruar nga Newsbomb
Sinan Çelo

Inxhinieri i njohur për ndërtimin e hidrocentraleve në vendin tonë dhe që aktualisht jeton në Londër, Sinan Çelo ka treguar edhe eksperiencën e tij gjatë marrjes së vaksinës ndaj Covid-19.  

Ai tha për emisionin “Open” se ishte i emocionuar kur e morën në telefon.

Sipas tij, vaksina është e ngjashme me ato të zakonshmet dhe se nuk ka pasur asnjë shqetësim.

“Jam 84 vjeç. Më morën në telefon, pranova dhe më caktuan datën. Më pyetën nëse kisha probleme shëndetësore. Në fillim pata emocine se po atë ditë lexova lajme për efektet anësore të saj, por vaksinën do ta bëja. Ishte një injeksion si të gjitha injeksonet e gripit. Me 8 janar do bëj dozën e dytë. E them me plot gojë se nuk kam pasur asnjë shqetësim”- tha Çelo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu