Hapësire reklamuese

Aktualitet

Inxhinierja Luljeta Bozo e sizmiologu Llambro Duni njëzëri thirrje banorëve: Kthehuni në shtëpi! Nuk ka tërmet më të fortë se 4.9

Shkruar nga Newsbomb

Inxhinierja Luljeta Bozo e sizmiologu Llambro Duni u bëjnë thirrje banorëve që pas tërmetit 4.9 rihter i mbrëmjes së sotme lanë shtëpitë e tyre, të mos e kalojnë natën jashtë dhe të kthehen në to.

Inxhinierja e njohur Bozo, ka bërë thirrje që banorët që nuk kanë dëmtime në banesat e tyre, apo kanë dëmtime të lehta si krisje suvaje, të kthehen në shtëpi dhe “të flenë rehat”.

“Godinat që janë shumë të dëmtuara, që grupi i inspektimit i ka nxjerr të pabanueshme, absolutisht nuk duhet të futen njerëzit brenda. Kurse ata që kanë dëmtime të rënda, duhet të shihen në cfarë zonash janë dëmtimet. Nesë janë krisje suvaje apo gjëra të lehta, njerëzit duhet të futen në banesa se skanë pse qëndrojnë jashtë.

Të kthehen në shtëpira, ca do bëjnë në makina. Tërmeti 4.9 rihter nuk është i dëmshëm për banesat që janë konsideruar të sigurta. Paslëkundje të tjera do të ketë, por të kësaj natyre si ishte kjo sot nuk është problem për objektet që janë të rregullta.

Ata që nuk kanë dëmtime në shtëpitë e tyre, të shkojnë në shtëpira dhe të flejnë të pa u shqetësuar sepse nesër janë në punë prap”, ka thënë Luljeta Bozo për Report Tv.

Edhe sizmiologu Llambro Duni ka thënë se tërmeti i sotëm ka qenë pasgoditje e tërmetit të 26 nëntorit, pasi dhe epiqendra ka qenë në të njëjtin vend. Sipas Dunit, nuk do të ketë më lëkundje të forta si goditja fillestare, ndaj njerëzit duhet të kthehen në shtëpitë e tyre.

"Gjatë kësaj kohe kemi pasur një trend normal dhe në ditët e para pas datës 26 kemi pasur tërmete të larta, pastaj intensitet ka rënë në dy muajt e fundit, që e konsideronim normal. Ngjarja e sotme del nga ky skenar, por shumë herë më vogël se 26 dhe në gjykimin tonë është pasgoditje, pasi ka ndodhur edhe në të njëjtin rajon që ka pasur aktivitet post tërmetor.

Nuk është cikël tjetër, por do të tejkalohet me një trend në ulje. Nuk mendoj se do të ketë tërmete më të forta, u bëj apel njerëzve që të rikthehen në shtëpi dhe të ruajnë qetësinë. Mund të ndodhë që të përgënjeshtrohemi, kjo tregon se dukuria është e paparashikueshme, por ubëj thirrje njerëzve që të rikthehen në banesat e tjera dhe të vijojnë jetën normale. Nuk mendoj se do të ketë pasgoditje të tjera të kësaj madhësie", ka thënë Llambro Duni.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll