Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Investova lekët e mia”, producenti nga Londra vazhdon gjyqin me Noizy-n

Shkruar nga Newsbomb

Besoj se të gjithë i mbani mend këngët “Malet e Dibrës”, “Jena Mbretër”, “Histori e gjatë” apo OTR me zemër”, janë këngë shumë të famshme të cilat Noizy i ka bërë me producentin e njohur shqiptar GBMC në studion “ZIGZAGREKORDS”.

GBMC ka realizuar disa këngë, bashkëpunime si dhe pjesëmarrje në disa festivale, gjithashtu producenti njihet edhe për bashkëpunimin në albumin e parë të Noizyt. Pak vite më parë GBMC me anë të një lidhje direkte nga Londra, tregoi në mënyrë ekskluzive për KafeIN në INTv, për marrëdhënien e tij me reperin më të famshëm shqiptar Noizyn.

Në vitin 2007 GBMC ka menaxhuar produksionet muzikore të OTR. Ka bërë të mundur edhe realizimin e duetit të Noizyt me Rozana Radin ndërkohë që në fillim ishte nisur për të. Sipas producentit, reperin e morën nga stoli dhe e bënë artist ndërsa ai na harroi nuk na përmendi në asgjë, madje ai e përkufizoi reperin si bukë shkalë dhe mosmirënjohës.

Ndër të gjitha GBMC theksoi se ka bërë shumë për Noizyn, është sjellë mirë me të e ka respektuar, “I kam lënë çelsat e studios që bën 200 mijë euro”, ishte shprehur ai.

Gjithashtu GBMC në atë kohë u shpreh se të drejtat e albumit të parë të Noizyt i përkasin atij dhe për t’i mbrojtur këto të drejta, kjo punë mund të shkojë deri në gjyq. Tanimë gjyqi mes tyre është një fakt i kryer, pasi mesa duket producenti nga Londra do t'i shkojë deri në fund kësaj çështje.

Për më shumë shikoni fotot e bëra publike në rrjetet sociale: 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese