Hapësire reklamuese

Aktualitet

Investimi “gjigand” i kompanisë Geci, mori 19 milionë euro për mirëmbajtjen e 36 km rrugë, pas mbushjes së gropave fillon puna për sinjalistikën horizontale

Shkruar nga Newsbomb
Investimi “gjigand” i kompanisë Geci, mori 19 milionë euro

Në aksin nacional rrugor Skuraj-Burrel ka filluar puna për sinjalistikën horizontale, pasi pak ditë më parë kompania Geci mbushi gropat e krijuara në këtë aks.

Prej dy ditësh ky aks 36 kilometër po vijëzohet për ndarjen e karrexhatës në dy pjesë, por problem vijon të mbetet sinjalistika vertikale, pasi në shumë zona të rrezikshme apo kthesa mungojnë tabelat orientuese apo kufizuese të shpejtësisë.

Qytetarët matjanë janë ankuar shpeshherë për këtë rrugë, pai thonë se kompania Geci ka marrë 19 milionë euro për mirëmbajtjen e këtij aksi vetëm 36 kilometër, ndërkohë që mbushja e gropave dhe sinjalistika shihet si një investim serioz.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll