Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
26 %
2.6kmh
0 %
Pre
33 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Investimi 2 MILIARDË $ në Portin e Durrësit, kush fshihet pas Oltjan Hoxhollit që do të marrë falas qindra hektarë tokë (Lidhja me kunatin e Bashës)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Të dhëna të reja bëhen me dije lidhur me projektin 2 miliardë dollarë që do të marrë jetë në hapësirën aktuale të Portit të Durrësit, projekt i cili synon ndërtimin e një porti turistik në Durrës, por edhe rizhvillimin e gjithë zonës në një kompleks të madh me hotele dhe apartamente.

Mirëpo së fundmi janë bërë denoncime nga politikanë dhe media, lidhur me proceduart apo kompaninë e kontraktuar. Kompania që do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit, vjen nga ishujt Kejmen dhe është themeluar vetëm pak muaj më parë, shkruan MCN.

Në rrugë zyrtare qeveria ka paraqitur si zhvillues dhe financues të projektit, themeluesin e grupit arab Emar, Muhamed Alabar. Por me sa duket, Alabar ka vendosur që të vijë në Shqipëri me një kompani offshore nga ishujt Kejmen.

Në 25 maj të këtij viti, në Qendrën Kombëtare të Biznesit është regjistruar një kompani me emrin “Symphony Real Estate Development”. Kjo kompani ka një kapital prej vetëm 10 mijë lekë dhe administrator i saj rezulton shtetasi Oltjan Hoxholli, një avokat partner në studion ligjore LPA. Por Hoxholli është thjesht një nëpunës i emëruar. “Symphony Real Estate” është një kompani guackë nga ishujt Kejmen e quajtur “Symphony Invest Limited”, raportohet më tej në MCN TV.

Nga të dhënat në QKB, Hoxholli rezulton administrator i kompanisë “Moveo Albania”, e regjistruar më 12 dhjetor 2017 dhe e themeluar më 5 dhjetor 2017. “Moveo Albania” operon në dizenjimin e softurëve, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve.

QKB 1

Hoxholli figuron vetëm në letra si administrator i kompanisë “Moveo Albania”. Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës, njëkohësisht themelues i “Landmark Comunications”, në faqen e kësaj të fundit përshkruhet si bashkëthemelues i “Moveo Albania”, pra ortak i Hoxhollit, me kompaninë e të cilit qeveria shqiptare ka lidhur marrëveshjen 2 miliardë dollarëshe.

erion

Fillimisht “Symphony Invest Limited” është krijuar nga një firmë ligjore e specializuar në regjistrimin e kompanive guacka, për llogari të biznesmenit Muhamet Alabbar. Por menjëherë pas themelimit, ky i fundit i ka transferuar aksionet e saj tek në mënyrë të barabartë te dy kompani të tjera, të quajtura “Eastern RE Fund lp” dhe “Symphony Global Holding”s.

Edhe këto dy shoqëri rezultojnë të hapura rizhtazi në Dubai, pa historik dhe pa bekgraund financiar. Rrjedhimisht, përfituesi fundor i kompanisë që do të marrë më shumë se 100 hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit është i panjohur, ashtu si dhe kapaciteti financiar i tij. Projekti i portit të Durrës rrethohet nga shumë pikëpyetje, jo vetëm financiare, por edhe ligjore. 

Më shumë

spot_img
spot_img