Tirana
light rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
3.6kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
13 °
E martë, 28 Mars, 2023

Investim 1.4 milion euro, Urgjencës Kombëtare i shtohen edhe 20 ambulanca me të gjitha aparatet jetëshpëtuese

Lajme të ngjashëm

20 ambulanca të te reja me pajisje moderne i janë shtuar Urgjencës Kombëtare.

Në fjalën e saj ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se kjo flotë është planifikuar që të ndahet aty ku ka problematika dhe për të rritur mbulesën e vetëqëndrimeve në Tiranë, teksa tha se është investim me 1.4 milion euro.

“Flota e re sapo ka mbërritur. Është një investim prej 1.4 milion euro. 20 autoambulanca të reja të mirë-pajisura me të gjithë aparaturat jetëshpëtuese. Është planifikuar të ndahet aty ku ka patur problematika. Kjo flotë do shkojë për të rritur mbulesën  e vetë-qëndrimeve në Tiranë. Më shumë se 100 autoambulanca të investuara deri më tani”tha Manastirliu në fjalën e saj.

“ Vazhdojnë investimet për fuqizimin e Urgjencës Kombëtare, me zgjerimin e flotës në territor me 20 autoambulanca të reja, si edhe për modernizimin Spitalit të Traumës, të cilin ndërhyrjet e reja do ta ngrenë në nivelin më të lartë bashkëkohor”shkruan Rama në postimin e tij në “Facebook”, teksa ndanë pamjen nga ambulancat e reja.

Më shumë