Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Investigimi: Si shpërndau shtabi i Albana Vokshit pako me ushqime në këmbim të votës për PD (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dështimet në zgjedhjet e fundit kanë detyruar drejtuesit e PD që të marrin masa për zgjedhjet e 25 prillit duke hedhur miliona lekë jo vetëm për sponsorizime në rrjete sociale, por dhe për blerjen e votave përmes shpërndarjes së pakove ushqimi.

Fiks Fare solli mbrëmjen e sotme dëshmi me video se si PD kishte angazhuar gjatë fushatës në këto zgjedhje gjithë mekanizmin e shitblerjes së votës.

Në zyrën e shtabit të Partisë Demokratike në Laprakë, një ditë para zgjedhjeve, bashkëpunëtorët e Fiks Fare kanë kapur makina të cilat mbushnin bagazhet me ushqime e më pas i shpërndanin. Njëri prej bashkëpunëtorëve të Fiksit hyri brenda kësaj zyre elektorale dhe në këmbim të votës iu premtua një vend pune për të bijën. Ai i tregon përfaqësuesit të PD-së se ka pesë familjarë që kanë të drejtë vote.

Përfaqësuesi i PD-së i tregon se në atë zonë kandidon Albana Vokshi dhe shprehet i gatshëm ta ndihmojë kundrejt votave për PD-në, pasi siç shprehet ai fitorja e PD-së është e 1000 % sigurtë në 25 prill. Brenda zyrës së shtabit elektoral të Laprakës në dyshemenë e saj duken qartazi edhe pakot e shumta me ushqime.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img