Tirana
broken clouds
17.3 ° C
17.3 °
17.3 °
70 %
3.6kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Investigimi: Shqipëria fabrikë e llogarive FALSE në Facebook për të shtrembëruar diskursin politik

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shqipëria është një ndër shtetet ku është konstatuar një numër tepër i lartë i llogarive false në rrjetin social Facebook, sipas një studimi të kryer nga “The Guardian”.

Duke monitoruar 30 çështje në 25 shtete të ndryshme nga Afganistani, Iraku, shtetet e Amerikës Latine e deri në Korenë e Jugut, investiguesit hasën në prezencën e një numri të lartë të llogarive false, që shtiren si persona autentikë, për të influencuar kryesisht diskursin politik.

Në një postim të një portali mediatik azerbaxhanas në Facebook, investiguesit vunë re se nga 301 komente pro qeverisë, 294 ishin të realizuara nga profile false.

Një fenomen i tillë është vënë re edhe në Shqipëri. Dhjetra raste të tilla të llogarive të rreme ose faqet që shtrembërojnë diskursin politik u hasën në Shqipëri, Meksikë, Argjentinë, Itali, Filipine, Afganistan, Kore të Jugut, Bolivi, Ekuador, Irak, Tunizi, Turqi, Tajvan, Paraguai, El Salvador, Indi, Republika Dominikane, Indonezi, Ukrainë, Poloni dhe Mongoli.

Raportimet iu dërguan rrjetit social, por që në disa raste Facebook, nuk ndërmori asnjë veprim.

“Në disa raste, Facebook nuk ndërmori ndonjë veprim. Një hetues i inteligjencës së kërcënimeve gjeti prova se rrjeti shqiptar, i cili po prodhonte komente jo-autentike, ishte i lidhur me individë në qeveri, dhe më pas, nuk e ndoqi më çështjen”, thuhet në artikullin e Guardian.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img