Partia Demokratike zyrtare ka reaguar pas publikimit të investigimit të BBC, ku përmendej se kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha ka paguar një shumë të majme parash për të bërë një foto me ish-presidentin Donald Trump si dhe shumën prej 500 mijë dollarësh që Rusia ka shpenzuar për lobim për Bashën.
Ka qenë zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina, e cila ka bërë me dije se Partia Demokratike i ka dërguar një shkresë gjigandit britanik, BBC lidhur me këtë artikull. Karabina tha se ky shkrim është i pavërtetë dhe është marrë copy-paste nga vala e shpifjeve kundër PD dhe Lulzim Bashës.
Sipas saj fakti që në shkrim nuk është përmendur korruptimi që Edi Rama i bëri McGonigal për të sulmuar Lulzim Bashën, tregon se kush është i interesuar për riciklimin e kësaj çështje që ka marrë përgjigje si nga institucionet shqiptare të drejtësisë ashtu dhe nga ato të SHBA.
Më poshtë teksti i shkresës zyrtare që PD i ka nisur BBC:
E nderuara Zonjë/Zotëri,
Fatkeqësisht, ju keni publikuar një lajm pa u njohur plotësisht me faktet dhe pa iu drejtuar Partisë Demokratike të Shqipërisë për një përgjigje të duhur.
Ju po ripërsëritni një histori të vjetër që tashmë është shqyrtuar dhe verifikuar si e pavërtetë në të kaluarën. Narrativa e paraqitur është pa asnjë ekuivok e rreme nga fillimi në fund.
Siç është faktuar tashmë, as zoti Basha dhe as Partia Demokratike dhe fushatat e saj nuk kanë marrë ndonjëherë fonde nga Rusia.
Kur kjo histori doli për herë të parë në 2017, zoti Basha dhe Partia Demokratike kërkuan një hetim të plotë dhe bashkëpunuan plotësisht me të gjitha autoritetet hetimore.
Në vitin 2019, gjykatat në Shqipëri e kishin shfajësuar plotësisht zotin Basha dhe Partinë Demokratike, duke e pastruar atë nga çdo lidhje me këtë histori të sajuar.
Për më tepër, që prej asaj kohe ka dalë në dritë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte lidhje të ngushta me agjentin e atëhershëm të FBI-së, Charles McGonigal. Sipas hetimeve, përfshirë nga Neë York Times, këto lidhje u krijuan kryesisht për të goditur z. Basha, duke u përfshirë në një fushatë shpifjeje kundër tij, pjesë e së cilës ishin edhe këto akuza të rreme. Shih: https://ëëë.nytimes.com/.../fbi-intelligence-charged...
Ish-agjenti në fjalë i FBI-së është dënuar nga gjykatat amerikane vetëm pak javë më parë. Shih: https://euroneës.al/.../former-fbi-official-mcgonigal.../
Duke besuar se do ti pasqyroni këto fakte në mënyrën e duhur,
Me respekt,
Mirela Karabina
Zëdhënëse e Partisë Demokratike të Shqipërisë
LEXO EDHE: Lulzim Basha injoron gjigandin britanik të medias, nuk i hap telefonin BBC