Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

INUK denoncon kryekomunarin e Petrelës: Shpërdorim flagrant i detyrës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka denoncuar publikisht kryekomunarin e Petrelës, Ylli Kupi për dy leje ndërtimi, sipas INUK, në shkelje flagrante. Ato nuk janë të botuara në Regjistër, as si akte ligjore.

“Denoncojmë publikisht dhe kallëzuam penalisht, një tjetër rast të shpërdorimit flagrant të detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike. Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar gjatë azhornimit të bërë në komunën Petrelë, ka vërejtur dy leje të dhëna për ndërtimin e një fshati turistik në këtë zonë, të cilat shkelin ligjet në fuqi të Shqipërisë. Lejet zhvillimore janë dhënë për: “Grup banimi dhe Rekrecion. Ndërtesa individuale banimi 2 dhe 3 kat, me 1 kat nëntokë, Mullet”, me një sipërfaqe të përgjithshme rreth 24 mijë e 500 metër katror. Të dyja Lejet Zhvillimore të ndërtimit dhënë nga kryetari i komunës Petrelë, nuk janë të botuara në Regjistër, as si akte ligjore, as si aplikim online për leje ndërtimi” thuhet në njoftimin e INIK.

Sipas aInspektoriatit që drejtohet nga Dallëndyshe Bici, nga ana e kryetarit të Komunës Petrelë nuk është hartuar, konsultuar e miratuar dhe nuk është botuar në Regjistrin e Planifikimit të Territorit, sipas parashikimit ligjor, asnjë Plan i Detajuar Vendor (PDV) për Njësinë administrative (zonën) ku janë dhënë lejet zhvillimore. Po ashtu nga kjo Komunë nuk është botuar as rregullorja përkatëse e këtij plani.

“Me anë të këtyre mos- veprimeve të kryetarit të komunës Petrelë, të gjitha subjektet e interesuara janë privuar nga e drejta e informimit dhe e drejta për të ushtruar  ankimet, apo kundërshtimet e tyre sipas parashikimeve ligjore, që rregullojnë fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit. Nisur nga këto shkelje ligjore, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar kallëzon penalisht kryetarin e Komunës Petrelë, zotin Ylli Kupi, si dhe anëtarët e Këshillit Teknik” tha shefja e INUK.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img