Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Intervistën e parë si President e jep në Kosovë, Bajram Begaj në shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Bajram Begaj, ka zgjedhur që intervistën e parë për një mediat ta japë për televizionin publik të Kosovës. Kjo është intervista e parë e tij që prej ditës që ka marrë detyrën dhe e para për një media në Kosovë, po ashtu.

Ai ndodhet në shtëpinë ku është mbajtur mbledhja e Lidhjes së Prizrenit. Bajram Begaj është presidenti i 7-të i Shqipërisë dhe vizitën e parë jashtë vendit prej marrjes së detyrës në korrik e ka bërë në Kosovë, ku është takuar me liderët e politikës atje.

“Vizita ime këtu në Shtëpinë e Lidhjes është një mesazh për ne dhe për të ardhmen e komit tonë, që ne duhet të jemi të bashkuar për interesin kombëtar”, theksoi presidenti Begaj në RTK. Lidhja e Prizrenit, ta ai, është një nga ngjarjet më të rëndësishme që ka lënë gjurmë në historinë e kombit shqiptar.

Objekti i Lidhjes së Prizrenit është tani një shtëpi-muze ku kujtohet mbledhja e parë e lidhjes politiko-ushtarake shqiptare që për qëllim kishte pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj natyralë dhe ishte mbajtur më 10 qershor 1878. Ajo gjendet në Prizren, qytet të cilin Begaj e vizitoi sot.

 

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img