Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Intervista që nuk "nxë" hallet e shqiptarëve, flitet për tallavanë e fushatës, fotot nudo dhe def e daulle

Shkruar nga Newsbomb
Intervista që nuk "nxë" hallet e shqiptarëve, flitet

Kryeministri Edi Ramë është i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin "Top Story" të Grida Dumës, në prag të votimeve për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Mirëpo, duket se në këtë intervistë në "prime time" hallet e shqiptarëve nuk kanë shumë vend.

Për rreth gjysmë ore Edi Rama është pyetur për tallavanë, këngët që bënte me grupin muzikor "West Side Family" kur garonte për Bashkinë e Tiranë dhe fushatën me def të viteve më parë kur kryeministri shëtiste me autobus bashkë me deputetët socialistë.

Madje, sikur të mos mjaftonte kjo, moderatorja Grida Duma, deri pak muaj më parë një kundërshtare që nuk ia linte mangët përgjigjen Edi Ramës në Kuvend, riktheu dhe fotot nudo të kryeministrit. A thua se hallet e shqiptarëve kanë mbaruar dhe në këto kohë të vështira ata duan të dëgjojnë apo shikojnë Edi Ramën me def e daulle...

Lexo edhe: “Mund të ndodhte gjithçka”, Edi Rama rrëfen për herë të parë rrahjen nga SHIKU në ’97: Më lanë shtrirë, menduan se kisha mbaruar (E PLOTË)

Lexo edhe: Rama kthehet pas në kohë: Po mos ishte Fatos Nano s’do isha kurrë pjesë e PS, i futi shkelmin derës së partisë që të futesha unë

Lexo edhe: Grida Duma rikthen fotografitë nudo të Edi Ramës, kryeministri tregon si ja morën nga Mercedesi: Më kërkuan të paguaja, se ishte fushatë

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese