Hapësire reklamuese

Aktualitet

Intervista/ Julian Laknori rrëfen plagosjen e së shoqes në “Don Bosko”: Të dy mbrojtëm me duar foshnjën tonë

Shkruar nga Newsbomb

Julian Laknori ka dalë si zakonisht dje për të pirë një kafe në lokalin poshtë pallatit, së bashku me të shoqen Rezarta dhe foshnjën e tyre 6 muajshe. Por ka parë tmerrin me sy. E shoqja e tij u plagos rëndë nga një shkëmbim zjarri mes dy grupeve, ndërkohë që të dy përpiqeshin të mbronin me duar dhe krahë karrocën ku ishte vajza e tyre.

Në një intervistë për ‘’Gazetën Shqiptare’’, Julian Laknori rrëfen gjithë çfarë ndodhi dje.

Çfarë ndodhi?

As vetë se besoj atë që ka ndodhur. Unë isha në kafe me bashkëshorten time si gjithmonë në momentin që ndodhi ngjarja. Edhe ne duam të dimë atë që ka ndodhur sot (dje) në mëngjes. Mbaj mend vetëm që kur dëgjuam të shtënat, unë dhe bashkëshortja ime, Rezarta, mbrojtëm të dy vajzën ton ëtë vogël.

Si u plagos Rezarta?

Po ne ishim ulur në një tavolinë dhe në momentin që dëgjuam të shtënat e armëve, të dy ne mbështollëm me duat vajzën e vogël të cilën e kishim vendosur te karroca. Ngaqë e kishim vëmendjen te vajza, nuk e pashë kur u plagos. Më pas kuptova se ishte plagosur dhe në atë moment nuk dija çfarë të bëja  dhe më kapi paniku.

Po personat që qëlluan arritët t’I shihnit?

Nuk pashë asgjë, sepse u trondita shumë dhe e vetmja që gjë që doja ishte që vajza dhe bashkëshortja ime të ishin mirë. As më tepër kur mora vesh se ishte plagosur edhe Rezarta, nuk e kuptoja më se kush qëllonte, në drejtim të kujt dhe çfarë po ndodhte, doja vetëm të shpëtoja gruan time. Pas ngjarjes kam marrë një makinë të rastit dhe kam dërguar Rezartën në spital, e cila fatmirësisht mjekët na thanë se është mirë.

Policia dyshon se në lokal pati shkëmbim zjarri mes dy grupeve, ju patë ndonjë person që të qëllonte nga lokali?

Ne ishim në terezinë tonë, duke pirë kafe si gjithmonë dhe nëse do e dinim se do të ndodhte një ngjarje e tillë, patjetër që do kishim fiksuar personat që qëlluan, kush ishte dhe nga erdhën plumbat. Vetëm kur dëgjova krisma pistolete, kuptova se çfarë po ndodhte. Por unë nuk kam fiksuar asnjë person që qëlloi nga lokali dhe as ata që qëlluan nga rruga.

Në fillim policia dyshoi se objekt i sulmit ishit ju ose bashkëshortja juaj, ju vetë keni konflikte me ndonjë person?

Unë dua të sqaroj se as unë, as bashkëshortja ime nuk kemi konflikte me njeri. Unë kam qenë dikur shofer në bashki, por ka më shumë se 4 vite që e kam lënë atë punë dhe kam punuar gjithë jetën time punë të ndershme gjithashtu edhe gruaja ime. Ne si familje kemi një jetë shumë normale. Unë nuk kam qenë kurrë në polici, nuk kam as precedent të mëparshëm penalë dhe kurrë në jetë nuk kam bërë punë të pandershme apo që të jem marrë me drogë, trafiqe e gjëra të tilla. Prandaj ju siguro  se nuk kam qenë as unë as bashkëshortja ime objektiv të kësaj ngjarje. Policia duhet të gjejë se kush janë autorët dhe kë donin të vrisnin. Unë këto gjëra thashë edhe gjatë dëshmisë që dhashë në polici, u shpjegova se nuk kisha lidhje me ngjarjn as unë, as gruaja ime. Tani shpresojmë që policia të zbardhë të vërtetën, sepse nuk jemi më të sigurtë as në lagjen tonë, kemi frikë të dalim të pimë kafe poshtë shtëpisë se mund të të kapin plumbat në mes të ditës, ndërkohë që je në punë tënde. Është bërë jeta fare e pasigurtë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu