Hapësire reklamuese

Aktualitet

Intervista e Nanos, analisti Afrim Krasniqi: Tregoi se sa i dobët ka qenë formimi i politikanëve shqiptarë, ende japin prova se vendimet e rëndësishme janë marrë në pakte personale… (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Fatos Nano - Afrim Krasniqi

Analisti Afrim Krasniqi ka analizuar intervistën e ish-kryeministrit Fatos Nano në emisionin “Opinion”, për të cilën shprehet se tregoi se sa i dobët ka qenë formimi i politikanëve tanë në këto 30 vite tranzicion.

Ai thotë se kjo intervistë, ashtu si të tjerat, vlen për të rikujtuar që këta politikanë hynë në politikë rastësisht dhe pa asnjë vizion për ndryshimin e sistemit.

Sipas tij, këta politikanë japin ende prova se vendimet e rëndësishme për shtetin shqiptar janë marrë në pakte personale dhe jo në institucione, si dhe tregojnë se koncepti i pushtetit ishte më i fortë se ai i shtetit.

Postimi i plotë:

Media, portalet, shkruesit e partive dhe vetë politikanët janë marrë orët e fundit me intervistën e djeshme të ish kryeministrit Nano. Duke qenë në prag fushatë secili e sheh dhe e gjykon ish kryetarin socialist nga këndvështrimi i sotëm elektoral. Në fakt, shumica e deklaratave të tij, ashtu edhe javët e fundit intervista të njëjta të disa personazheve të tjerë të rëndësishëm të tranzicionit, (por edhe e shumicës së kritikëve të tyre) ofrojnë një vlerë tjetër për të cilën pak flitet: pas 30 vjet tranzicion ato treguan sesa i dobët, i vonuar, i personalizuar dhe jo institicional ka qenë formimi i tyre politik dhe sidomos demokratik, angazhimi i tyre për shtet të së drejtës dhe raporti i tyre refuzues ndaj llogaridhënies publike. Intervistat vlejnë për të rikujtuar se ndonëse vitet kalojnë, ata thjesht po mplaken, por në thelbin e tyre ata nuk kanë ndryshuar, nuk kanë reflektuar, si dhe se hyrja e tyre në politikë ishte produkt i rastësisë dhe konjukturave politike sesa si produkt i mendësive novatore dhe vizionit të ndryshimit të qasjes ndaj sistemit.

Ata ende na japin prova edhe sot se në 30 vite eksperimentuam një demokraci pa demokratë, se asnjë vendim i rëndësishëm nuk u mor në institucione por në pakte personale, se koncepti i shtetit ishte më i dobët sesa ai i pushtetit, se në formimin e tyre politik nuk gjejnë elementë të identitetit ideologjik e politik, nuk ka ndjesë dhe as investim serioz për premtimin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, se në kohën tjetër ata fare mirë mund të ishin të gjithë pasues të Byrosë Politike në sistemin e vjetër dhe me të njëjtën ndjesi krijuan Byrotë Politike në demokraci, se investimi tek miti e kulti i individit ishte më i madh sesa investimi për shtetin e së drejtës, se asnjë prej tyre nuk pagoi cmim personal për dështimin apo kostot ndaj vendit, - thjesht shijuan e shikojnë riciklimin periodik dhe pasurinë pa inventar që nuk u krijua me paratë e tyre, dhe së fundi, se nga premtimi për të ardhur në politikë për të shërbyer, e shndërruan shoqërinë e zgjedhësit në shërbëtore të tyre. Mjafton të shohim përpjekjet titanike të sotme për të kërkuar në tranzicion të keqen më të vogël dhe për ta paraqitur atë si kohë e artë e Shqipërisë, për të kuptuar se në një plan më të gjerë nuk kanë dështuar ata, por shoqëria, koncepti i demokracisë, koncepti i politikës, koncepti i llogaridhënies dhe i shtetit funksional.

Dhe për ta mbyllur po huazoj shprehjen e një kolegu që e identifikon më së miri këtë krizë vlerash, krizë përfaqësimi dhe krizë moraliteti: “kur dikush merr peng një person quhet kriminel, kur dikush merr peng një vend quhet lider”. Dhe shqiptarët, të fundit në proceset historike të ndryshimeve, në tranzicion, në mirëqënie dhe në integrim, - gjithnjë duan, kërkojnë e krijojnë liderë!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.