Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Intervista e djeshme ishte e paguar nga Edi Rama”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6106eb23018fd903cd4a3b28b15c062e

Biznesmeni Nikollaq Neranxi beson se intervista e djeshme e kryeministrit Edi Rama me televizionin grek “Skai” ishte i paguar për t’u përdorur si komardare shpëtimi.

Neranxi shprehet se Rama dha shfaqje patriotike në atë intervistë, ndërsa pyet përse gazetari grek nuk u thellua më shumë në çështjen e prishjeve të banesave të himariotëve.

“Pse intervista e mbrëmshme në Skai e kryeministrit Edi Rama nuk u thellua në problemin e grabitjes së pronave të trashëguara të himariotëve? Pse nuk u bënë pyetjet e duhura? Pse gazetarët e Skait nuk mund t’i përgjigjen sfidës së Ramës, kur ai iu tha “Ikini investigoni në Himarë, ju sfidoj. Nëse do gjeni shkelje, jam gati të përgjigjem”? Përgjigja është shumë e thjeshtë, ajo ishte një intervistë e paguar nga Edi Rama, e cila i duhej si kamardare shpëtimi në këto kohë politike aspak të favorshme për të. Shoë patriotik i tij, e kreu funksionin ekzaltues momental, por shqiptarët vijojnë të jenë aq të varfër sa ç’ishin edhe para spektaklit të tij bajat. Ndërkohë edhe problemi i grabitjes së pronave tona nga mafia në pushtet, nuk mund të nxirret në dritë nga maskarenj të paguar, këtej dhe përtej kufirit! Atë do ta zgjidhim vetë në banorët e Himarës, në bashkëpunim me drejtësinë si dhe me përkrahës dhe miq të sinqertë, sepse e drejta është në anën tonë”, shprehet Neranxi, i cili ka qenë mjaft i angazhuar në protestat që banorët që do u prishen objektet kanë organizuar përpara bashkisë së Himarës.

Lexo edhe: Takimi i parë Rama-Erdogan përpara 23 qershorit, përse gënjeu kryeministri në televizionin grek?

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img