Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Intervista ‘bombë’ e Princ Harry dhe Meghan, reagon Pallati Mbretëror: Jemi të pikëlluar…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8b8a2442cfd0f642d44a3c41901fc381

Mbretëresha Elizabeth kja reaguar për herë të parë, pas intervistës ‘bombë’ në Oprah Winfrey, të dhënë nga nipi i saj Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle.

“E gjithë familja është e pikëlluar kur mësojmë se sa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Harry dhe Meghan”, tha Buckingham Palace në një deklaratë të lëshuar në emër të mbretëreshës.

“Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racës, janë shqetësuese. Ndërsa disa kujtime mund të ndryshojnë, ato merren shumë seriozisht dhe do të adresohen nga familja privatisht. Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë shumë të dashur si anëtarë të familjes”, thuhej në deklaratë.

Deklarata e Mbretëreshës u lëshua vetëm disa orë pasi djali i saj, Princi Charles, trashëgimtari i fronit dhe babai i Princit Harry, bëri daljen e tij të parë publike që nga intervista gjithëpërfshirëse e Harry dhe Meghan me Winfrey.

Charles nuk iu përgjigj një reporteri që i kërkoi reagimin e tij ndaj intervistës së Harry dhe Meghan, në të cilën çifti foli në lidhje me luftimet e shëndetit mendor të Meghan, ku Meghan bëri akuza për racizëm brenda familjes mbretërore, si dhe pretendoi se ishin përjshtuar nga këstet financiare dhe se u ishte mohuar mbrojtja e sigurisë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img