Hapësire reklamuese

Rajoni

Interpoli lëshon urdhër-arresti për Milan Radojçiq

Shkruar nga Newsbomb
Interpoli lëshon urdhër-arresti për Milan Radojçiq

Milan Radojçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe personi që ka pranuar se ka udhëhequr grupin terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku është shpallur në kërkim nga Interpol.

Më herët ai u u arrestua me bujë, me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, për akuzat që lidhen me sulmin në veri të Kosovës. Mirëpo, pas marrjes në pyetje një ditë më pas ai u la i lirë.

Pas sulmit në Banjskë policia e Kosovës sekuestroi pasuritë e Radojçiqit. Ndërkohë, së fundmi raportohet se efektivët e Policisë së Kosovës kanë sekeustruar edhe një anije me shpejtësi të madhe që i përket Radojçiqit.

Dy muaj më parë, Xhelal Sveçla publikoi e kapura nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës që tregojnë se në krye të grupit të terroristëve që sulmuan policët shqiptarë, qëndron Milan Radojçiq.

Kjo u pranua edhe nga vetë Radojçiq përmes një letre asoj kohe: Unë personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet për mbrojtjen kundër okupatorit dhe ky akt nuk kishte të bënte me angazhimin tim politik. Për këtë nuk e kam njoftuar askënd sepse tashmë kishim qëndrime të ndryshme. Prandaj vendosa për këtë akt, populli serb po persekutohet për të pastruar Kosovën dhe Metohinë nga serbët. Prandaj u detyruam t’i japim mbështetje popullit serb. Gjithashtu duam të tërheqim vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare se Serbët nuk do të vuajnë më nga terrori. Ne nuk jemi terroristë, por luftëtarë për lirinë e popullit. E theksoj edhe një herë se qëndrimi im në Kosovë më 24 shtator nuk kishte të bënte me përfshirjen time të mëparshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese